Trajneri i Ballkanit: Kur Shaqiri shënon, ai e bën atë në mënyrë spektakolare

Trajneri i Ballkanit: Kur Shaqiri shënon, ai e bën atë në mënyrë spektakolare

NULL NULL
1 month më parë

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Bekim Isufi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e sotme të Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës në ndeshjen kundër Turqisë.

Duke folur në emisionin “Evropiani Special”, Isufi është shprehur se në raste kur Xherdan Shaqiri shënon gola, ai i bën ato në mënyrë spektakolare duke e përmendur edhe golin të cilin Shaqiri e ka shënuar në Kampionatit Botëror.

“Sot me Zvicrën Shaqiri ka qenë më ndryshe, më i freskët, më energjik por ndoshta edhe kundërshtari i ka mundësuar hapësira më shumë pasi që u hapën shumë. Por, Zvicra ka dëshmuar se mundët të bëjë më mirë se në dy ndeshjet e kaluara”, është shprehur Isufi, njofton Klankosova.tv.