Trajnerët më të paguar të futbollit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajnerët më të paguar të futbollit

NULL NULL
15/06/2015

Menaxherët më të shquar të futbollit janë të famshëm gati sa dhe futbollistët më të mirë në botë. Strategjitë e tyre janë ato që u sjellin klubeve trofetë e ndryshme në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar – ndërkaq emrat e tyre jehojnë fuqishëm në stadiume.

Menaxherët që kanë arritur suksese me klubet që drejtojnë, paguhen goxha majmë për punën që bëjnë – përfshirë këtu dhe një trajner që drejton një kombëtare.

Por, është interesant fakti se, trajnerët në ligën më të fortë në botë – La Ligën spanjolle, nuk janë në mesin e pesë trajnerëve më të paguar në botën e futbollit, ndërkaq ata të Serie A nuk janë fare në 10-shën e artë.

pepe guardiola
1.Pep Guardiola – Bayern Munich: 24 milionë $

jose
2.Jose Mourinho – Chelsea: 17 milionë $

Marcello Lippi
3.Marcello Lippi – Guangzhou Evergrande: 14 milionë $

fabio capello
4.Fabio Capello – Russia National Team: 13 milionë $

louis
5.Louis van Gaal – Manchester United: 11.75 milionë $

carlo
6.Carlo Ancelotti – Real Madrid: 10.5 milionë $

arsene
7.Arsène Wenger – Arsenal: 10 milionë $

jurgen
8.Jurgen Klopp – Borussia Dortmund: 6 milionë $

manuel
9.Manuel Pellegrini – Manchester City: 5.75 milionë $

jorge
10.Jorge Jesus – Benfica: 5 milionë dollarë