Trajnerët e Stoke Cityt dhe Barnsley përleshen mes vete për një top (VIDEO)

Trajnerët e Stoke Cityt dhe Barnsley përleshen mes vete për një top (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Trajnerët e Stoke City dhe Barnsley u ndëshkuan me kartonë të kuq gjatë ndeshjes në kampionatin “Championship”, e cila u shndërrua në kaos.

E gjithë kjo erdhi pas një incidenti, kur të dyja palët u përpoqën ta merrnin topin pasi doli jashtë vijës anësore.

Trajneri i Barnsley, Markus Schopp, u përpoq të merrte topin nga Holden, duke çuar në një përleshje mes dy stolave.

Lojtarët më pas u përfshinë, disa duke u përpjekur të ndanin individët dhe disa duke vazhduar përleshjen, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Ndihmësit të Stoke Cityt, Dean Holden, trajnerit të Potters, Rory Delap dhe ndihmësit të Barnsley, Joseph Laumann, të gjithë u përjashtuan nga gjyqtari Leigh Doughty në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 1me 1.