Trajkoviq komenton sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit NULL NULL 23.02.2021 15:33 23.02.2021 15:33 Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka komentuar sërish rastin e rrahjes së Nikolla Rashiqit, djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq gjatë së hënës në Llapnasellë. Ajo në një intervistë për Klan Kosova ka deklaruar se lëndimet që i ka marrë ai sipas Trajkoviqit “paraqesin diçka që do të duhej t`i mobilizojë të gjithë njerëzit”. “Ajo çka më befasoi është numri i njerëzve që vështroi dhe morri pjesë në linçimin e tij, askush nuk u afrua t`i ofrojë ndihmë dhe kjo gjë më dekurajon. “Politikani që ka lindur këtu jeton me gjithë familjen dhe bashkëpunon me të gjithë njerëzit qëllimmirë në kuptimin e funsionalitet institucional qëndrimin para së gjithash të serbëve në këto anë, atëherë ku është thelbi”. Trajkoviq për Klan Kosovën njëherit ka deklaruar se “ është instaluar një regjim mafioz” e që sipas saj “operimin e të cilit e ka ndier kryesisht veriu i Kosovës”, ku edhe ka përmendur rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, disa incidente me djegje veturash, etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.