Tragjike: Vdes fëmija pasi hyri në lavatriçen e ndezur NULL NULL 23.02.2021 07:28 23.02.2021 07:28 Një fëmijë i vogël vdiq brenda një lavatriçeje e cila kishte punuar me të brenda. Policia në Christchurch, Zelanda e Re nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë, por po heton se si fëmija u fut në makinë ndërsa ishte e lëshuar, raporton Stuff. Tragjedia e fëmijës në moshën parashkollore ndodhi në periferi të Hoon Hay të premten rreth orës 5 pasdite, duke tronditur komunitetin lokal. Këshilltarja e lagjes Spreydon, Melanie Coker e përshkroi lajmin si “absolutisht zemërthyer” dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes, raporton Fraser Coast Chronicle. Një zëdhënës i policisë tha: “Një person u plagos dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.