Tragjike në Lezhë, gjendet pa shenja jete një i moshuar – dyshohet se ra në një shpellë NULL NULL 16.06.2025 18:53 16.06.2025 18:53 Foto nga Top Channel Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të hënës në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë. Top Channel bën të ditur se viktima është identifikuar si Preng Mandreaj. Sipas informacioneve, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të viktimës nga banesa. Pas kërkimeve, ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidentja takon ministrin e Jashtëm turk, flasin për partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve 15 minuta më parë
Kosova Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo moment (VIDEO) 23 minuta më parë