Lajmet e fundit
Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në Liqenin e Komanit, në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në zonën e njohur si Breglumi, në Fierzë të Tropojës. Rrethanat e mbytjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Gazetarja, Alberta Gjini në emisionin "Ora 7" tha se i riu ishte në shoqërinë e miqve të tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
"Pra rreth orës 17:30 një shtetas kosovar dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur edhe ngjarja tragjike", tha ajo.
Për më shumë detaje ndiqni videon e mëposhtme: