Tragjedia në shkollë, Biden: Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në shkollë, Biden: Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti Joe Biden pati një fjalim emocional pas sulmit me armë zjarri që ndodhën në shkollën filore Rob në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se para se të bëhej president nuk ka shpresuar se me ngjarje të tilla nuk do të ndeshej.

“Ka shumë gjëra që nuk i dimë ende, por edhe ka shumë gjëra që ne dimë. Prindërit nuk do ta shohin më kurrë fëmijën e tyre, ata më kurrë nuk do të do t’i gjuajnë fëmijët në shtrat dhe nuk do të përqafohen me ata”.

“Prindër që nuk do të jenë kurrë të njëjtë. Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit”, tha Biden.

Duke iu kthyer çështjes së legjislacionit për kontrollin e armëve, Biden iu lut ligjvënësve që ta “ta kthenin këtë dhimbje në veprim”.

“Unë jam i sëmurë dhe i lodhur nga kjo. Ne duhet të veprojmë. Dhe mos më thoni se nuk mund të kemi ndikim në këtë masakër”, tha Biden, duke pyetur: “Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë?”

“Ku është në emër të Zotit shtylla jonë për të pasur guximin për t’u përballur”, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.