Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedi në Gjermani, dyshohet se gruaja futi në lavatriçe foshnjën e saj të posalindur

NULL NULL
17.06.2025 10:21
Polizei
Polizei, policia gjermane, fotoilustrim

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Gjermani, në Albstadt të Baden Württemberg.

Atje, një foshnje vdiq menjëherë pas lindjes. Sipas dyshimit nga ana e Prokurorisë, nëna e ka futur atë në një lavatriçe.

35 vjeçarja tani po akuzohet për vrasje të paqëllimshme, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht, siç raportojnë mediat gjermane e dyshuara e kishte fshehur shtatzëninë.

Trupi i foshnjës së posalindur, u gjet nga partneri i të dyshuarës në banesën e përbashkët ku ata jetonin në Albstad, transmeton Klankosova.tv.

E pandehura dyshohet se e futi të porsalindurin në lavatriçe me rroba të ndyra pas lindjes dhe e mbylli atë.

“Ajo ishte në dijeni të mundësisë dhe pranoi rrezikun që partneri i saj më vonë mund ta ndizte lavatriçen, duke mos ditur se brenda kishte një foshnjë, e cila mund të vdiste për shkak të saj”, thuhet në deklarimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit transmeton Klankosova.tv.

Në ditën kritike, gruaja përfundoi në spital dhe partneri i saj e kishte ndezur lavatriçën, pa e ditur se brenda saj gjendej foshnja, transmeton Klankosova.tv.

Sipas hetuesve, foshnja pësoi një dëmtim të rëndë në kokë.

Autopsia tregoi se ajo vdiq si pasojë e ënjtjes së trurit dhe mjekët besojnë se shkaku i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit.

Autopsia përcaktoi se vdekja e fëmijës ndodhi dhunshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.