Trafiku Urban pa bileta në Ditën Ndërkombëtare pa Makina (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trafiku Urban pa bileta në Ditën Ndërkombëtare pa Makina (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 22/09/2022

Komuna e Prishtinës ka liruar nga pagesa e biletave të gjithë udhëtarët e Trafikut Urban me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare pa Makina.

Numri i atyre udhëtarëve që u panë nëpër autobusë të tillë gjatë ditës ishte i madh.

“Shumë ka pasë tollovi, ka pasë shumë udhëtarë”, ka thënë Sabri Krasniqi, shofer i autobusit.

Në fakt lirimi nga pagesa e biletë u konvenoi më së shumti udhëtarëve.

“Shumë mirë, shumë në rregull, e sidomos për dikë që nuk ka”, ka thënë një qytetare.

Gjatë ditës, nga puna u liruan të gjithë konduktorët e Trafikut Urban.