Trafiku Urban: Brenda një autobusi mund të jenë 17 udhëtarë, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët NULL NULL 01.12.2021 16:04 01.12.2021 16:04 "Trafiu Urban" Kompania Publike “Trafiku Urban” ka sqaruar se bazuar në masat anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 udhëtarë apo 50 përqind e kapaciteteve. Kjo kompani sqaron se edhe përkundër faktit se ka shumë pakënaqësi nga reagimet e qytetarëve për këtë reduktim, por duan mirëkuptim nga ata për shkak të gjendjes me COVID-19. “Trafiku Urban, në kontekstin e pandemisë COVID-19, aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës, prandaj si pasojë autobusët lokalë, për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit, mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve, përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus”. “Për qytetarët si përdorues të transportit publik, ky reduktim nuk është pritur aspak mirë, bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj, përmes kësaj shkrese, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre, përderisa ne detyrohemi që t’u përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse. Poashtu duam t’ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse, për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës, duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil, përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vendndodhjes suaj”. Tutje në njoftim thuhet se në autobusë janë marrë një varg masash për sigurinë e udhëtarëve. “Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A., në kuadër të masave parandaluese, duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre, ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse, ndër të tjera dhe staf të autobusëve, të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF”. Njoftimi i plotë: Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban” njofton të gjithë përdoruesit e transportit publik se ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve në transportin publik është misioni ynë. Mbështetur në faktin se shërbimi i transportit publik në Komunën e Prishtinës është një element i pashmangshëm i jetës në qytetin tonë dhe rrethinë, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se: Trafiku Urban, në kontekstin e pandemisë COVID-19, aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës, prandaj si pasojë autobusët lokalë, për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit, mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve, përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus. Për qytetarët, si përdorues të transportit publik, ky reduktim nuk është mirëpritur aspak, bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj, përmes kësaj shkrese, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre, përderisa ne detyrohemi që t’u përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse. Poashtu duam t’ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse, për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës, duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil, përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vendndodhjes suaj. Përkundër faktit që personeli i transportit publik është në rrezik nga infektimi i virusit COVID-19, shërbimet ndaj qytetarëve vazhdojnë të realizohen sipas udhëzimeve çdo ditë, në të gjitha linjat deri në ndonjë vendim tjetër nga organet kompetente. Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A., në kuadër të masave parandaluese, duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre, ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse, ndër të tjera dhe staf të autobusëve, të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF. Trafiku Urban, si institucion i besueshëm për qytetarët, do të ofrojë shërbime efikase të transportit publik me reforma si dhe aplikimin e praktikave më të mira evropiane. Ju sigurojmë se në vazhdimësi do të trajtojmë ankesat apo problemet e paraqitura nga qytetarët për shërbimet që ne i ofrojmë. Në raste të tilla do të ofrojmë zgjidhje bazuar në standardet më të larta profesionale, duke ngritur nivelin e shërbimeve dhe njëkohësisht të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që shërbimi cilësor i transportit publik është thelbësor për zhvillimin urban. Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobusë në 7 linja, të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Qytetarët mund të informohen në vazhdimësi për shërbimet që ne i ofrojmë: linjat, orarin, çmimet e biletave përmes linkut www.trafikurban-pr.com; emailit:info@trafikurban-pr.com; Tel (Viber): +383 45 10 11 33 si dhe përmes rrjeteve sociale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024