Trafiku në Vushtrri, shenjë e “rrejshme” te ura (VIDEO) NULL NULL 23.10.2022 23:26 23.10.2022 23:26 Me qëllim të shmangies së ngarkesës së komunikacionit, në hyrje të Vushtrrisë, është vendosur një tabelë me shenja të komunikacionit, e cila ndalon qarkullimin e automjeteve mbi 7.5 tonë. Por, kjo shenjë nuk respektohet nga një numër i madh i kompanive te autobusëve, me arsye se kombi-busët po ua marrin udhëtarët rrugës. Nga Komuna e Vushtrrisë kanë bërë të ditur se shenja nuk ka të bëjë më qëndrueshmërinë e urës që gjendet pranë tabelës. “Shenja nuk të bëjë me aftësinë mbajtëse të urës, mirëpo ka të bëjë me evitimin e krijimit të qarkullimit të ngopur në qytetin e Vushtrrisë”, tha inxhinieri i komunikacionit në rajonin e Vushtrrisë, Islam Latifi. Kronikë e realizuar nga Diona Haxhiu *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë