Trafikimi me gra, po lulëzon - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trafikimi me gra, po lulëzon

NULL NULL
15/11/2015

Verën e këtij viti, T.N. një 27-vjeçare nga Shqipëria, e shoqëruar nga një bashkëqytetar i saj, kishin ardhur në Kosovë me synimin që të punonte si kameriere në një lokal nate në Kosovë.

Një punë të tillë ajo e ka bërë për rreth katër muaj, ndërsa brenda kësaj periudhe dyshohet të ketë qenë viktimë e trafikimit dhe si e tillë po shfrytëzohej seksualisht nga disa persona.

Në fillim të kësaj jave, lokali ku po punonte ajo është bastisur nga Policia, ndërsa janë arrestuar katër persona, shtetasi nga Shqipëria dhe tre qytetarë të Kosovës, shkruan gazeta Zëri.
Nën dyshimin se e ka trafikuar bashkëqytetaren e tij, shtetasit nga Shqipëria, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa tre shtetasve të Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të shfrytëzimit të viktimës së trafikimit, e njëjta gjykatë ua ka caktuar masën e lajmërimit në stacion policor.

Pos caktimit të masës së sigurisë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës të enjten është mbajtur një hetim i jashtëzakonshëm, ku nga trupi gjykues është dëgjuar dëshmia e T.N., dëshmi e cila do të shërbejë gjatë gjykimit të katër personave.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.zeri.info/kronika/62006/trafikimi-me-gra-po-lulezon/