Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trafik rekord në urën që lidh Krimenë dhe Rusinë

NULL NULL
16.08.2022 22:08

Ura e Krimesë, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord në orët e fundit, derisa njerëzit nxitojnë të largohen.

Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.

Lëvizja e dukshme e njerëzve erdhi pasi u zbulua se një depo municioni kishte shpërthyer në afërsi të qytetit Dzhankoi mëngjesin e sotëm, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sky News ka mësuar se goditja është kryer nga forcat speciale ukrainase, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Ndërkohë, autoritetet e instaluara nga Rusia thonë se udhëtimet e trenave janë ndalur, pasi linjat hekurudhore pësojnë dëmtime për shkak të goditjeve në të gjithë Krimenë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.