Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën me një mesazh kushtuar vizitorëve dhe eksperiencave që lidhen me traditat shqiptare.
“Mirëmëngjesi dhe me energjinë e vizitorëve, pasi kanë shijuar mbrëmjet tradicionale shqiptare në Albanian Night, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Shqipëria vijon të jetë një destinacion i kërkuar turistik, ndërsa promovimi i kulturës dhe traditave vendase shihet si një mënyrë për t’u ofruar turistëve një përvojë përtej bukurive natyrore dhe destinacioneve bregdetare, shkruan rtsh.al, transmeton klankosova.tv.
Përmes pamjeve të publikuara, Rama ka përcjellë atmosferën e mbrëmjeve tradicionale, duke e shoqëruar atë me një urim për një fundjavë të mbarë. Mesazhi i tij vë theksin te energjia e vizitorëve dhe te përjetimi i traditave shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në vend.