Toyota Motor synon rritjen e shitjeve në Kinë për tetë përqind këtij viti NULL NULL 25.01.2019 15:08 25.01.2019 15:08 Korporata e Toyota Motor synon që të rrisë shtien e veturave në Kinë për 8 përqind, apo 1.6 milion këtë vit. Kështu ka njoftuar prodhuesi japonez i veturave këtë të premte, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Toyota ka shitur 1.47 milion vetura në Kinë vitin e fundit, me një rritje prej 14.3 përqind në krahasim me vitin 2017. Ky parashikim i këtij gjiganti vjen në një kohë kur prodhuesit e veturave në Kinë përgjithësisht janë duke u ankuar për një vit të vështirë në realizimin e shitjes në vitin e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.