21:39, 15 Tetor 2019

Trajner Afrim Tovërlani ka komentuar fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi, me rezultat 2:0 mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai tha se ky ekip ka arritur mjaft, gjatë rrugëtimit të tij.

“Nuk është që kemi shpresuar kaq shumë pas kualifikimeve të para ku kishim radhitë gjithë ato humbje”.

“Doemos duhet t’i shkojë një lëvdatë selektorit, që prej një ekipi inferior arriti ta bëjë një Kosovë shumë të mirë dhe ta ngrisë në ranglista. Ndërsa kohëve të fundit jemi favorit edhe ndaj disa përfaqësuesve që ishim inferior”.

Tovërlani gjithashtu tha se ndeshjet si ajo e mbrëmshmja, është një periudhë ku ofrohet një mënyrë që të harrohen për një kohe të shkurtër brengat e përditshme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë