Tottenham “rrëshket” në fund, ndalet në barazim nga Wolves NULL NULL 29.12.2024 23:35 29.12.2024 23:35 Ndonëse e përmbysën avantazhin e krijuar herët nga Hee-Chan Hwang, Tottenham nuk arriti të fitojë. Golat e Rodrigo Bentancur dhe Brennan Johnson, nuk mjaftuan, pasi mysafirët krejt gati në fund, e neutralizuan ndeshjen, njofton Klankosova.tv. Në minutën e 87-të, Jorgen Strand Larsen, nxori një pikë për Wolverhampton Wanderers. Ndërkohë përderisa rezultati ishte 1-1, sulmuesi i Tottenhamit, Min Son, humbi penalltinë. Pas këtij hapi ‘fallso’, londinezët gjenden në vendin e 11-të me 24 pikë, kurse Wolves në të 17-tin, me 16 pikë. Premier Liga angleze udhëhiqet nga Liverpool, i cili me 14 fitore, 3 barazime e vetëm një humbje, ka 45 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv. Ndjekësi i parë i “The Reds”, befasisht është skuadra e Nottingham Forest, e cila me 37 pikë, ka lënë prapa Arsenalin dhe Chelsean, të cilët e plotësojnë zonën Top-4.