Tottenham dhe Manchester United i ndajnë pikët (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 23:30 27.04.2023 23:30 2:2 është rezultati përfundimtar në mes të Tottenhamit dhe Manchester United. Pas vetëm shtatë minutash lojë, ishin “Djajtë e kuq” ata që kaluan të parët në epërsi. Jason Sancho, realizoi për 0:1. Një minut pa përfunduar pjesa e parë, Marcus Rashford, e ngriti epërsinë në 0:2. Por, vendasit nuk u dorëzuan. Futbollistët e Tottenham, qëlluan cakun në minutin e 56-të. Pedro Porro, shënoi për 1:2. Kjo nuk ishte e tëra nga “Zambakët e bardhë”. Dhe për rezultatin përfundimtar 2:2, realizoi Son Heung-min. Aktualisht skuadra e Erik ten Haag, gjendet në vendin e katërt me 60 pikë, derisa ekipi nga Londra është në të pestin me gjashtë pikë më pak/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.