Lajmet e fundit

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat tjetër, Shaqir Totaj, në Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se do të ketë lëvizje të stafit nëse do të jetë në krye të Prizrenit edhe për katër vite të tjera.
Ai citoi një proverb të trajnerëve të futbollit, duke thënë se “trajnerët e mirë thonë se ekipi që luan mirë, nuk duhet të ndryshohen lojtarët shpesh”.
Ndryshe, ai ka bërë të ditur se nëse dalin të parët, do të kenë vazhdimësi të qeverisjes së mirë.
Derisa përmendi edhe projektin për teleferikun i cili, siç tha ai, tashmë është në fazën e fundit të marrjes së lejes.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje: