Totaj për Prizrenin: Do ngrisim kapacitete të reja ekonomike dhe do mbështesim fuqishëm bizneset NULL NULL 8 months më parë 8 months më parë Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj e ka nisur javën me vizita në biznese e në një fermë në Vlashnje, i shoqëruar nga Kandidati për Kuvend Komunal Alban Bislimaj. Totaj është njohur nga afër me sfidat, vështërsitë që pandemia ua ka krijuar dhe me pritshmëritë e tyre nga pushteti i ardhshëm komunal, përcjell Klankosova.tv. ”Funksionalizimi i zonës ekonomike, mbështetja e bizneseve egzistuese për ngritjen e kapaciteteve, tërheqja e investitorëve të huaj- janë vetëm disa nga planet tona konkrete për katër vitet e ardhshme. Qyteti i Prizrenit, përveç se do të bëhet qytet me i mirë për të jetuar, në qeverisjen tonë, do të bëhet poashtu qendër lidhëse ekonomike, mes Prishtinës- Tiranës- Shkupit. Kapacitetet ekonomike, njerëzore dhe kapitale egzistojnë, duhet menaxhim i mirë për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetet egzistuese dhe për të nxitur ngritje akoma më të madhe”, ka thënë Totaj. Totaj u shpreh i bindur se në qeverisjen e tij, bizneset do të jenë prioritet dhe do të i krijohen mundësi të reja zhvillimi.
Lajme Bregdet i pastër para 1 qershorit, Rama: Sezoni me fluksin më të madh të turistëve 24.05.2022 11: 25
Kosova Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës 24.05.2022 11: 22
Kosova Emetohet pulla e re postare me titull ‘’30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale”. 24.05.2022 11: 18