Totaj: Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë të formojmë koalicion

Totaj: Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë të formojmë koalicion

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati për Prizrenin nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, nuk e ka mohuar faktin e formimit të një koalicioni.

“Jemi në balotazh akoma nuk e dimë numrin e saktë të votave por s’pritet të ketë diferencë të madhe në mes të parit dhe të dytit jemi në balotazh dhe pas katër javësh do ta mbyllim procesin e rikthimin ose fitimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Totaj në një konferencë për medie.

“Do t’i presim rezultatet finale dhe pastaj do të dimë cili do të jetë pozicioni startues për bisedime për koalicion. Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do të arrijmë që të formojmë koalicione parimore të cilat do të bazohen edhe në program edhe në qeverisje të mirë”, është shprehur Totaj.

Në rezultatet e KQZ, nga 75 përqind e votave të numëruara, Totaj del i dyti me 31,87 përqind, ndërkaq para tij është Mytaher Haskuka me 39,65 përqind.