Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Toshkovski: Gjendja parazgjedhore në RMV, e qetë dhe pa incidente

NULL NULL
13.04.2024 14:22
Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski

Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente.

Toshovski u shpreh se në bazë të informacioneve që posedon ai, gjendja e sigurisë kudo në shtet është e qëndrueshme.

Numri “një” i policisë tha se shpreson që zgjedhjet deri në ditën e votimit do të jenë korrekte dhe demokratike, raporton AlsatM, transmeton Klankosova.tv.

“Tani për tani, gjendja e sigurisë është në nivel solid. Nga të gjitha vizitat që kam pasur nëpër sektorët dhe stacionet e Punëve të Brendshme në Maqedoni jam njoftuar se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, shpresoj se kështu do të mbetet edhe deri në fund të zgjedhjeve dhe se do të kemi zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, të cilat do të mundësojnë që çdo qytetar i Maqedonisë ta përmbush të drejtën e votës në mënyrën që mendon se është e duhur, në kuadër të një shteti evropian siç edhe jemi”, tha Toshkovski.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.