Torres i gatshëm për të 200-tën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Torres i gatshëm për të 200-tën

NULL NULL
03/10/2015
Sulmuesi spanjoll synon ndeshjen e 200-të ndaj rivalit lokal, Real Madrid.

Fernando Torres do të luajë ndeshjen e tij të 200-të në La Liga, nëse Diego Simeone vendosë ta inkuadrojë në derbin e Madridit që luhet të dielën.

Sulmuesi debutoi në La Liga kunëdr Barcelonës së Louis van Gaalit, në Camp Nou – nën urdhrat e Luis Aragones.

Golin e tij të parë El Nino e shënoi në ndeshjen e dytë, para tifozëve vendas, mu siç kishte ëndërruar. Tash, 13 vjet pas, Torres synon të shënojë golin e tij të 100-të për skuadrën e tij të fëmijërisë.

Nëse duhet të veçojmë ndonjë gol të sulmuesit spanjoll, ai do të ishte goli ndaj Betisit, të cilin gardiani Pedro Contreras e pa si të gjithë lojtarët dhe tifozët tjerë.

Megjithëse 200 ndeshje në La Liga dukej gjë e largët derisa ai u rikthye në Madrid, në janar të këtij viti, tani këtë mund ta arrijë në përballje me rivalin lokal, Real Madrid.