16:33, 8 Nëntor 2019

Mesfushori Lucas Torreira është duke e konsideruar largimin nga skuadra Arsenal.

Para se ta bëjë këtë, Lucas Torreira së pari do të konsultohet me menaxherin Unai Emery për të parë se çfarë planesh ka për të ardhmen e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti 23 vjeçar nuk është i lumtur tek Topçinjtë; prandaj ka vendosur që të largohet gjatë janarit të vitit 2020.

Nëse Torreira largohet nga ky klub, destinacioni i tij mund të jetë Italia.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë