Tornadot në SHBA, numri i të vdekurve rritet pasi stuhitë ekstreme i prekin disa shtete NULL NULL 02.04.2023 08:03 02.04.2023 08:03 Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga tornadot që kanë prekur shumë qytete në perëndim dhe jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtëpi të shumta janë shkatërruar dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji pasi stuhitë shkaktuan dëme shkatërruese në disa shtete. Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado. Shtetet si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë viktima si rezultat i motit. Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi të premten këtë zonë për të shprehur ngushëllimet e tij. Tornadoja e Misisipit kaloi 94 km dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta, një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore që një stuhi të qëndrojë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025