Tornadot lënë katër të vdekur në ShBA, përfshirë një në koncert muzikor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tornadot lënë katër të vdekur në ShBA, përfshirë një në koncert muzikor

NULL NULL
01.04.2023 08:42
Tornadot

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen çatisë së një teatri në Illinois gjatë një koncerti të “Heavy-metal”

Rreth 260 veta ishin në Teatrin Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Shefi i zjarrfikësve, Shawn Schadle tha se pesë persona janë në gjendje të rëndë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Një seri tornadosh ashpra goditën disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën katër persona.

Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mesperëndimit – me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.