Tornado në Meksikë NULL NULL 25.05.2015 21:23 25.05.2015 21:23 Së paku 10 persona është raportuar të kenë humbur jetën nga një tornado që goditi veriun e Meksikës më saktësisht qytetin Cidad Acuna. Qindra shtëpi u rrënuan, dhe janë shkatërruar të tërat, shumë pemë u çrrënjosën që rezultoi me shkatërrimin e gjithë qytetit në shtetin Coahuila, i cili është shumë afër kufirit me Del Rio, në Texas. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë vetura të përmbysura dhe të goditura nga ndërtesat e shkatërruara. Dhjetra persona të tjerë mbetën të lënduar ndërkaq zyrtarët pohuan që mund të ketë edhe më shumë të vdekur. Dëshmitarët thanë që një fëmijë 7 vjeçar nuk gjindej askund, dhe se një autobus u rrokullis nga shpejtësia e tornados, transmeton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.