Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tornado në Gjermani

NULL NULL
06.05.2015 11:53
Qindra pemë u përmbysën u çrrënjosën , shtëpitë u shkatërruan e pati edhe viktima në njerëz.

Qindra pemë u përmbysën, u çrrënjosën, shtëpitë u shkatërruan e pati edhe viktima në njerëz.

E gjithë kjo ishte për t’u çmendur, raportojnë mediat si pasojë e një tornado në veri te Gjermanisë që shkaktoi dëme të përmasave të mëdha.

Një person 26 vjeçar në Hamburg humbi jetën pasi të gjitha rrënojat, mbeturinat ranë mbi makinën e tij përderisa e dashura e tij shtatëzëne u lëndua rëndë. Për këtë fatkeqësi natyrore u angazhuan të gjitha ekipet e shpëtimit përderisa zjarrëfikësit u fokusuan për të shuar zjarret që kishin kapluar makinat, ku të paktën 30 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shkatërrime të shkallës më të lartë pati në veri të vendit, epiqendra e tornados ishte në Buetzow afër Rostock me erëra të fuqishme rreth 120 km/h .

https://www.youtube.com/watch?v=WyjijKt6DwU

Moti në këtë pjesë të Gjermanisë është zakonisht i ngrohtë , por në ditët në vazhdim është parashikuar të ketë bubullima, shi dhe rrufe.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.