Tornado i rrallë në Holandë lë të vdekur një person NULL NULL 28.06.2022 00:02 28.06.2022 00:02 Një tornado i rrallë e ka goditur qytetin Zierikzee të Holandës duke lënë një person të vdekur dhe dhjetë të lënduar. Era e fortë i dëmtoi disa rrugë ndërkaq shërbimet e emergjencës po e vlerësojnë shkallën e dëmeve që kjo erë e ka sjellë. Në videot që po qarkullojnë në media sociale shihet një gufim uji afër këtij qyteti që njihet si qytet peshkimi. Tornadoja erdhi në formë të stuhisë që po përshkonte një rrugë nga jugu i Holandës e deri te veriu i këtij shteti, duke shkaktuar shira në shumë pjesë të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.