Topi: Pse iu bashkova mazhorancës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Topi: Pse iu bashkova mazhorancës

NULL NULL
16/05/2015

Dje, në Pallatin e Kongreseve ku u prezantuan 61 kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kryeministri Edi Rama ftoi në skenë edhe aleatët e rinj e të vjetër, mes të cilëve ra në sy prania e kryetarit të FRD-së, Bamir Topi dhe atij të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ish-Presidenti i Republikës e shfrytëzoi fjalën e tij për të treguar ndër të tjera edhe arsyet se pse iu bashkua koalicionit të majtë.

“Erdhi si e papritur dalja në këtë skenë, por falë eksperiencës në të tilla raste nuk gjendem në befasi. Dëshiroj të falenderoj në mënyrë të veçantë kryeministrin Rama, i cili jam i bindur se nuk ka qenë në vështirësi, sepse ka qenë një pjesë integrale e vizionit të tij për zhvillimin e qyteteve të Shqipërisë që bëri të mundur për ta shtrirë këtë koalicion.

Për ta bërë jo një koalicion ideologjik, por një koalicion qytetar për qytetarët, për qytetet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ajo që ka predominuar tek unë dhe miqtë e mi është e ardhmja e qyteteve tona, e ardhmja e familjeve tona dhe e ardhmja e të rinjve dhe të rejave që duhet ta gjejnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Jam i bindur që do bëjmë më të mirën që kandidatët tanë të jenë fitues”, – tha ai.