Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Topat blu në plazhet britanike e kanë origjinën nga termocentrali

NULL NULL
21.11.2023 15:09
topthat

Mijëra topa gome blu misterioze që u shpërndanë në plazhet britanike ditët e fundit, e kishin origjinën nga një termocentral, thanë zyrtarët e atjeshëm.

Trusti i Tees Valley Wildlife tha se topat sfungjerë të gomës përdoren për të pastruar tubacionet në Stacionin e Energjisë Hartlepool dhe herë pas here derdhen në det kur krijohet shumë presion.

“Topat janë prej gome dhe nuk janë radioaktive, por sigurisht që janë ende një rrezik për kafshët e egra detare”, thuhet në një postim në Facebook.

Trusti po kërkon nga anëtarët e publikut të raportojnë vendndodhjet në të cilat topthat lahen në plazh, në mënyrë që kompania e energjisë EDF, e cila operon termocentralin, t’i marrë ato.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.