Topalli: Qeveria plaçkit mërgimtarët - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Topalli: Qeveria plaçkit mërgimtarët

NULL NULL
21/05/2015
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ,Faton Topalli ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve për plaçkitje të mërgimtarëve.

Gjatë seancës së sotme parlamentare ai theksoi  se deri më tani  rreth 800 mijë  mërgimtarëve,kjo byro  me anë të taksave të saj, iu ka plaçkitur rreth 200 milionë euro.

“Plaçkitës janë byroja e sigurimeve me anë të kartonit të gjelbër dhe qeveria. Mërgimtari paguan dyfish dhe paguan kot ,arsyeja pse bëhet kjo pagesë është pasurimi i mafias së sigurimit.” shtoi Topalli.

Ky i fundit  nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria  qëllimisht nuk dëshiron të krijojë lehtësira për kartonin e gjelbër sepse sipas tij kjo po i konvenon mafias së sigurimeve.

“Kosova kishte mundësi të bënte marrëveshje bilaterale për ta rregulluar këtë çështje. Kosova ka marrëveshje vetëm me Maqedoninë dhe Shqipërinë . Krijimi i marrëveshjeve bilaterale do ta përfundonte këtë plaçkitje.” u shpreh në fund deputeti i Vetëvendosjes/transmeton Klan Kosova.