Topalli për zjarret në Fushë Kosovë: Qytetarët e pakujdesshëm po i shkaktojnë NULL NULL 03.08.2021 00:30 03.08.2021 00:30 Shkaktar i disa zjarreve që kanë shpërthyer në Fushë Kosovë ka qenë vetë njeriu. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se kanë dalë në këtë përfundim në bazë të informacioneve që kanë marrë nga terreni. Gjendja më e rëndë del të jetë në fshatrat Mesbardh dhe Kuzmin. “Që nga mbrëmë, Fushë Kosova është goditur nga zjarre të pakontrolluara. Sonte i kishim edhe tri raste të reja, kryesisht në fshatrat Kuzmin, Mesbardh dhe në Vragoli. Gjendja më e rëndë ka qenë në fshatrat Mesbardh dhe Kuzmin, por falë një intervenimi të jashtëzakonshëm dhe tepër të shpejtë duke lënë anash edhe vetë kryeqendrën e Kosovës ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar këto zjarre dhe tani situata është nën kontroll, pavarësisht që gjendja ka mundur të eskalojë në çdo moment duke rrezikuar edhe jetët e njerëzve”. “Informacionet janë që zjarret janë shkaktuar nga qytetarët, prapë po e them nga qytetarët e pakujdesshëm, të cilët nga dëshira e tyre që të bëjnë mirë duke i djegur hamulloret sigurisht që efektet janë shumë më të rënda dhe shumë më të padobishme zjarret janë përhapur”, ka deklaruar ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova. Topalli ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, që të mos ndezin zjarre të cilat shumicën e kohës po dalin jashtë kontrollit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024