Lajmet e fundit

Trajneri legjendar i xhudos, Toni Kuka, ka bërë një analizë të performancës së xhudistëve e xhudistëve të tij në Lojërat Mesdhetare 2026.
Kuka përmendi mungesën e të artës olimpike, Distria Krasniqit, si shkak të pasigurisë te garuesit e garueset e tjera.
“Udhëtuam me 7 garues secili me potencial për medalje, kriter ky që ne në federatën e xhudos nuk e kalojmë dot!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
“Për Medalje të arta potencial kishte pothuajse secili por favorit ishin Laura e Akili për të arta,
janë nivel i lartë por as afër nivelit të Disit apo të themi të Majlindes e Nores në të kaluaren, së paku për të marr përgjegjësinë e duhur”.
Kuka u nda i kënaqur me medaljet por jo edhe me performancën, duke analizuar secilin xhudist e xhudistë në rrugëtimin e tyre në Taranto.
“Për ma tepër mungoi lideri në ekip. Diçka e rëndësishme për ekipin tonë. Fatjona e Flaka fituan medalje por kishin hapësirë edhe më shumë!”
“Nga Erza realisht pritej medalje e ndoshta edhe finale por ajo na befasoj me lufta konfuze pa asnjë strategji drejt fitores. Përfundoi e pesta. Shpati kategoria 100 kg luftoi mirë është medalje me vlerë dhe rikthimi i tij realisht ka vlerë për ne si ekip”.
“Dardani luftoi 81 kg që s’është kategori e tij por 73 kg ishte Akili dhe në kategorinë e re luftoi mirë dhe ishte afër medaljes shënoi 3 fitore por s’mjaftuan për medalje pësoi dy humbje”.
“Me numër të medaljeve patjetër i kënaqur, 7 garues 5 medalje dy plasmane në vendin e pestë. Me performancën aspak i kënaqur marrë parasysh potencialin e garuesve”.