Tomë Gashi për suspendimin e policëve në Gjakovë: Në vend të që dekoroheshin, u suspenduan NULL NULL 09.08.2019 14:15 09.08.2019 14:15 Avokati Tomë Gashi ka thënë se suspendimi i zyrtarëve policorë nga Gjakova, Kristë Gjokaj, Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, Agron Idrizi, Milot Ukaj, dhe Shaban Limani nga Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka qenë i ngutshëm. “Ata u suspenduan me një arsyetim të pa vërtetuar, se kinese para një viti gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabitës që donin t’i grabisnin me armë zjarri qytetarët e Gjakovës në mesnate e zunë njerin dhe e rrahen pak si më shumë…!!! Dhe sikur plaçkitja nuk ju mjaftonte krimineleve të natës në Gjakovë, ata donin edhe të vrisnin ketë Policë, Heronj të luftimit të krimit. Këtë oficer të cilët në ndjekje të tyre përmes plumbave të kallashnikovëve të tyre dhe duke ju përgjigjur zjarrit me zjarr, arritën ta zënë mjerisht të gjallë njërin prej këtyre krimineleve vrasës.! Dhe ja epilogu pas një viti”, ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Kriminelet në Liri dhe Komandant Krist Gjokaj me 5 oficer të tij në vend që të dekorohet me medalje për trimëri , ata suspendohen me një veprim të ngutshëm të Drejtorit të Policisë së Kosovës se kinse paska rrahur një plaçkitës që donte edhe të plaçkit me armë dhe të mos i pengonte Policia jonë.! Bile ata donin edhe ti vrisnin Policët që hynë në luft me ta”. Sipas tij suspendimi i zyrtarëve policorë ka ndodhur pas një sugjerimi të pa argumentuar të IPK-së. “Si suspendohen heronjtë e Policisë tonë kur ata na mbrojnë nga plaçkitësit vrastar, të cilët edhe vet po vriten nga qytetarë te thjeshtë në mbrojtje të shtëpive dhe jetëve të tyre. Kjo do të tejkalohet nga Komandat Kristë Gjokaj dhe oficerët e tjerë, e ju qytetarë të Kosovës pak ma shumë kujdes, dhe ma shumë vetëmbrotje deri sa Krista, Gëzimi, Bekimi, Agroni, Miloti dhe Shabani të kthehen të ju mbrojnë përsëri në uniformen e asaj që i besohet më së shumti, Policisë tonë!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë