Tomë Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tomë Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes

NULL NULL
28/02/2017

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka propozuar që klientit të tij dhe aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që dyshohen për sulmin në Kuvendin e Kosovës t’u hiqet masa e arrestit shtëpiak.

“Unë propozoj që të hiqet masa e arrestit shtëpiak, ka arsye ligjore të hiqet masa e arrestit shtëpiak, ka masa më të lehta të cilat mund të ju caktohen”.

“Unë po ju premtoj që secili prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje do ta respektojnë vendimin e Gjykatës, nëse kanë respektuar të gjithë deri sot masën e arrestit shtëpiak, do ta respektojnë edhe një masë më të lehtë”.

Gashi ka thënë se ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj, njofton Klan Kosova.

“Nëse kjo lëndë është çështje politike atëherë unë mendoj se pas 12 qershortit të vitit 99 askush nuk do të duhej të qëndronte as në burg e as në arrest shtëpiak për çështje politike”.

Me këtë kërkesë të avokatit Gashi është pajtuar edhe avokati Ramiz Krasniqi që përfaqëson Atdhe Arifin.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca fillestare kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit si dhe Adea Batushës që dyshohen për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Prokuroria  Speciale e Kosovës ndaj tyre ka ngritur aktakuzë për veprën penale “terrorizëm”.