Tomë Gashi: Gjykata Speciale do të jetë diskriminuese siç është EULEX-i NULL NULL 27/05/2015 27/05/2015 Tomë Gashi, avokat në “Rastin Drenica”, është shprehur i pakënaqur nga verdikti i drejtësisë për pjesëtarët e këtij grupi. Ai ka porositur që Kuvendi i Kosovës të mos e votojë Gjykatën Speciale. Në një konferencë për media pas aktgjykimit, avokati Gashi është shprehur se Gjykata Speciale do të veprojë njëjtë sikur EULEX-i dhe se deputetët nuk duhet ta votojnë atë, transmeton Klan Kosova. “Është tepër e vështirë të besohet se gjyqtarët ndërkombëtarë do të sjellin vendime të drejta për komandantët dhe ushtarët e UÇK-së”. “Ky është diskriminim”, transmeton Klan Kosova. “Kjo është vetëm një porosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë Gjykatën Speciale, sepse ata që do të shkojnë në atë gjykatë do t’i presë një vendim i tillë si ky i ditës së sotme”. Gashi e cilësoi vendimin e sotëm të gjykatës “të padrejtë, të palogjikshëm, pa lidhje me drejtësinë”. “EULEX duhet të shkojë sa më shpejtë prej Kosovës, sepse jemi të dëshpëruar me vendimet pa kurrfarë baze dhe pa kurrfarë drejtësie”. “Vetëm për shkak të mllefit që kanë me pjesëtarët e UÇK-së, edhe dënimet i bëjnë vetëm për t’i persekutuar politikisht”.
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 25 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 25 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 26 minuta më parë