Tom Jones bëhet këngëtari më i vjetër që kryeson tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar

Tom Jones bëhet këngëtari më i vjetër që kryeson tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar

NULL NULL
7 days më parë

Tom Jones është bërë njeriu më i vjetër në krye të tabelës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rekordi i tij i ri “Surrounded By Time” shkoi drejt në numrin një.

Uellsiani 80-vjeçar ka kaluar Bob Dylan, i cili kryesoi listën qershorin e kaluar në moshën 79 vjeç me Rough and Rowdy Ways, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

E ndjera Dame Vera Lynn mban rekordin e përgjithshëm pasi koleksioni i saj i hiteve më të mëdha në vitin 2009 shkoi në numrin një kur “Forces’ Sweetheart” ishte 92-ta.

“Unë jam i ngazëllyer përtej fjalëve”, tha Tom për Official Charts Company.

Vendosja e një rekordi të ri të tabelës, ai tha, ishte “i jashtëzakonshëm, thjesht i pabesueshëm”.

Në fillim të muajit Tom Jones në një intervistë për BBC kishte konsideruar zërin e tij si akoma të ri.

“Kështu që unë vetë mund të jem plakur, por zëri im është akoma i ri”.

Regjistrimi i tij i fundit e gjen atë edhe një herë duke i interpretuar disa nga këngët e ti më të pëlqyera nga fansat – nga baladat  “The Windmills of Your Mind”, e cila fitoi Oskarin për “Këngën më të Mirë” në 1969.