Tom Holland vendos të largohet nga rrjetet sociale NULL NULL 15.08.2022 22:49 15.08.2022 22:49 Aktori i Spider-Man, Tom Holland, ka thënë se po tërhiqet nga rrjetet sociale, pasi mendon se mund të jetë “i dëmshëm” për shëndetin e tij mendor. Shumë fansa e duartrokitën për këtë veprim që aktori 26-vjeçar po ndërmerr. Në një video të postuar në internet, Holland tha: “Unë mendoj se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, dërrmuese. Më mundon kur lexoj gjëra për mua në internet dhe në fund të fundit është shumë e dëmshme për gjendjen time mendore. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin”. Holland luan superheroin në “Spider-Man: No Way Home”, të cilin kritikët e vlerësuan vitin e kaluar dhe ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në arkë. Në videon e postuar për 67 milionë ndjekësit e tij në Instagram, Holland shfrytëzoi rastin për të promovuar një bamirësi kushtuar inkurajimit të shëndetit mendor pozitiv mes adoleshentëve. Aktiviteti i aktorit në rrjetet sociale ishte bërë më i rrallë muajt e fundit. Vitin e kaluar, një raport nga Instituti i Politikave Arsimore dhe The Prince’s Trust zbuloi se shëndeti mendor, mirëqenia dhe vetëvlerësimi i adoleshentëve po dëmtohej nga përdorimi i madh i mediave sociale. Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez vuri në dukje disa vite më parë se rrjetet sociale kanë qenë “të tmerrshme” për brezin e saj, duke u kërkuar njerëzve që të vendosin kufizime kohore për aktivitetin e tyre në internet. Yje të tjerë si Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Demi Lovato e kanë hequr veten gjithashtu nga rrjetet sociale për periudha të caktuara kohore. Efektet e mediave sociale, me sa duket, nuk po ndjehen vetëm nga të rinjtë, pasi aktori veteran i ekranit dhe skenës, Robert Lindsay, gjithashtu njoftoi të dielën se kishte ndërmend të kalonte më pak kohë në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.