9:01, 11 Maj 2020

Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise planifikon të xhirojë një film në hapësirë ​​në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në bashkëpunim me agjencinë hapësinore të SHBA-së, NASA.

”NASA është e ngazëllyer për të punuar me Tom Cruise në një film në brendësi të @Space_Station!”, thotë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter, përcjellë Klan Kosova.

”Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”, theksoi ai.

Filmi i planifikuar nuk ka lidhje me ”Mission: Impossible”.

”Mission: Impossible 7” në Itali u ndalua në shkurt për shkak të pandemisë koronavirus.

Konkurs Pune

Lexo më shumë