Toaletet e meshkujve gjashtë herë më të papastra se të grave NULL NULL 22.07.2019 23:45 22.07.2019 23:45 Kur është fjala për mirësjelljen në toalet, “mëkatet” e meshkujve janë shumë më të mëdha se sa lënia e kapakut pa e ulur. Burrat me të vërtetë kanë më pak të ngjarë se sa gratë që të lajnë duart pas përdorimit të banjës dhe mund t’i rrezikojnë njerëzit e tjerë nga mikrobet që lënë pas, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi. Një studim i çastit në një ndërtesë të madhe të zyreve në Londër, ka zbuluar se dera e banjos së meshkujve përmbante pothuajse gjashtë herë më shumë baktere sesa e grave. Gjithashtu Shoqëria Mbretërore e Shëndetit Publik gjeti se vetëm gjysma e meshkujve i pastrojnë duart pas përdorimit të tualetit krahasuar me gati dy të tretat e grave. Kjo mund të rrisë rrezikun që baktere të dëmshme të stomakut të kalojnë nga sipërfaqja e ndotur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 1 orë më parë