Tmerron fëmijët, kërcënon me thikë punëtoren e çerdhes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tmerron fëmijët, kërcënon me thikë punëtoren e çerdhes

NULL NULL
13/10/2015

Në Drenas dje është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shkuar në një kopsht të fëmijëve me ç’rast për arsye të panjohura e ka kanosur me një thikë në dorë punëtoren-përgjegjësen e kopshtit të fëmijëve.

Sipas policisë viktima së bashku me fëmijët kanë arritur të largohen menjëherë nga kopshti.

I dyshuari në shenje revolte i ka shpërthyer me thike gjashtë goma të automjeteve-njëri prej automjeteve pronë e viktimës.

Poashtu gjatë arrestimit ai  ka rezistuar ku njëri prej zyrtarëve policorë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.