“Tmerret atje rifreskuan përjetimet që kaloi Kosova”, llapjanët ndihmojnë ukrainasit (VIDEO) NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Qytetarët e Podujevës, të asistuar nga Komuna dhe ushtarakët ukrainas të KFOR-it, dje nisën kontingjentin me ndihma drejtuar Ukrainës. E për këtë, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ishte vullnet i madh i qytetarëve, që të shtrijnë dorën e humanizmit, meqenëse tmerret atje rifreskuan kujtimet që i ka kaluar edhe Kosova më se dy dekada më parë. Bulliqi në Sytë 7 ka folur edhe për projektet që janë duke i bërë në Komunë. I njëjti ka thënë se 3 milionë euro i kanë siguruar nga donacione të jashtme, për një mori projektesh. “Një prej sfidave kryesore është autostrada Prishtinë-Podujevë. Ndërtimi i kësaj rruge kishte nis për qëllime politike në fazën e parë. Duke hartuar projekt të përgjysmuar, që nuk ka qenë i parapamë me të gjitha pikat e nevojshme për një projekt të mirëfilltë, prandaj po e shoqërojnë një varg pengesash”.
Kosova Molliqaj ia publikon numrin Muratit, kërkon nga qytetarët t’i çojnë mesazh me tekstin “dorëheqje” 30.06.2022 18: 42
Kosova Kryeziu-Hyseni: Edhe Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat (VIDEO) 30.06.2022 18: 39