Tjetërsuan pronën e shtetit, ndiqen penalisht 13 persona NULL NULL 16.10.2015 11:38 16.10.2015 11:38 Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për 13 persona, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të Qarkut të Beratit, me akuzën e tjetërsimit të pronës shtetërore. Bëhet fjalë për një pronë shtetërore që shkon deri në 747 hektarë në Komunën Meldovë. Sipas AKKP-së, ish-kreu i Këshillit të Qarkut të Beratit, ish-sekretari i Komunës së Meldovës dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës Meldovë kanë ndërhyrë përmes dokumenteve të falsifikuara për të tjetërsuar pronën shtetërore duke ia kaluar në mënyrë të paligjshme personave privatë, raporton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jahjaga: Derisa bota po shënon “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, ne po dështojmë 1 minutë më parë
Lajme Sekuestrohen tre tonë kokainë, Spanja i kërkon Shqipërisë informacion për të arrestuarit 6 minuta më parë