Tjetër varr monumental zbulohet në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias NULL NULL 10.07.2024 21:37 10.07.2024 21:37 Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias. Foto | Edi Rama / fb Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është zbuluar “një tjetër varr monumental” në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias. Këtë zbulim, Rama e cilësoi si një dëshmi të gjallë të ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë shqiptare, “që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike”. Gërmimi arkeologjik, tha Rama, u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Në Bibliotekën e Gjilanit, nesër përurohet kompleti i veprave të shkrimtarit Ali Huruglica 23 orë më parë