Titulli vendoset në fund - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Titulli vendoset në fund

NULL NULL
01/06/2015
Raiffeisen Superliga e Kosovës po e kalon një fund dramatik. Janë dy ekipe që në gjiron finale do ta përcaktojnë fituesin e titullit të Superligës.

Ferronikeli dhe Besa do garojnë fyt a fyt për fitimin e titullit , kjo pasi që distanca në mes ekipeve është vetëm tre pikë.

Ekipi nga Drenasi që nga fillimi i stinorit e ka kryesuar tabelën, por në gjiron e parafundit ka bërë një hap fals duke humbur nga Besa 0-1, kësisoj i ka  dhënë mundësi ekipit pejan të hyjë në garë për titull.

Tani distanca në mes dy ekipeve është vetëm tre pikë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit,transmeton Klan Kosova.

Ferronikelit i mjafton vetëm barazimi ndaj Prishtinës në lojën e fundit për ta siguruar titullin, ndërsa Besa do e kërkoj me çdo kusht fitoren ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.