Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Vetëvendosje përkujton Masakrën e Reçakut, thirrje Qeverisë – njih gjenocidin e Serbisë

NULL NULL
15.01.2020 13:57

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka përkujtuar Masakrën e Reçakut të ndodhur më 15 janar të 1999-s. Aktivistërt vendosën lule pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa mbanin në duar edhe një banderolë të madhe.

“Reçaku kërkon drejtësi. Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, shkruhej në banderolë.

Vetëvendosje në Tiranë e bën të qartë se kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera shqiptare që të njohin gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë./TopChannel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.