Tiranë: Për motive të dobëta, vëllai ther me thikë vëllanë NULL NULL 01.12.2024 15:12 01.12.2024 15:12 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një sherr mes vëllezërve në Tiranë, ka rezultuar në therjen e njërit prej tyre. Sipas njoftimit të policisë, një 48-vjeçar pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij, 53 vjeç, transmeton Klankosova.tv. I theruri është duke u trajtuar në spital, ndërsa dorasi është arrestuar. “G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 9 minuta më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 14 minuta më parë