Tiranë: Gjobitet shoferi që tërhoqi kecin e lidhur në veturë NULL NULL 24.04.2023 10:53 24.04.2023 10:53 Një 58-vjeçar në Tiranë i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi ka keqtrajtuar një kafshë duke e tërhequr me mjet. Në pamje duket teksa tërheq një kec, të cilin e ka lidhur në automjetin e tij. Policia thotë se pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. Ndaj Xh. M. nisi hetimi dhe u vendos gjobë për mangësitë në dokumentacionin e automjetit. /TCH
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 13/04/2023